Kërkoi lirim nga paraburgimi, ky është vendimi i Gjykatës së Apelit për Aurona Pelajn

Aktuale

Kërkoi lirim nga paraburgimi, ky është vendimi i Gjykatës së Apelit për Aurona Pelajn

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:23
Aurona Pelaj

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres Aurona Pelaj për lirim nga paraburgimi, pas vendimit të dhënë më 3 nëntor nga Gjykata e Pejës për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Klan Kosova ka zbuluar se sipas vlerësimit të gjykatës, nëse njëra nga infermieret gjendet në liri, ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale dhe nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende.

Po ashtu, të njëjtat, sipas gjykatës, mund të ndikojnë edhe tek e dëmtuara që për rastin që i ka ndodhur nuk është deklaruar ende për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Infermieret e qendrës "Orenda" në Pejë u arrestuan për shkak se ushtruan dhunë ndaj një të moshuare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat