Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina

Aktuale

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 20:49
Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina

Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.

U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat