Njofton KQZ: Afati për certifikim për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq përfundon më 2 dhjetor

Aktuale

Njofton KQZ: Afati për certifikim për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq përfundon më 2 dhjetor

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se afati për certifikimin e subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq do të përfundojë më 2 dhjetor.

Sipas KQZ-së, kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike më së largu deri në orën 16:00 të datës 2 dhjetor.

Kujtojmë se katër komunat veriore kanë shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi atje janë dorëhequr kryetarët e komunave bashkë me asamblistët serbë.

Kjo pas situatës së krijuar në lidhje me targat dhe vendimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat