Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Armend Mujës: E turpshme dhe për keqardhje!

Aktuale

Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Armend Mujës: E turpshme dhe për keqardhje!

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 09:17
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur deputetit të LVV-së, Armend Muja, i cili pak më parë deklaroi se ndërmarrja e Trepçës është duke u liruar nga kthetrat e strukturave formale dhe kriminale të lidhura me Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas Çitakut, një gjuhë e tillë e përdorur nga zotëri Muja është për keqardhje.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA thotë se në vend që Qeveria Kurti të ofrojë zgjidhje për krizën ekonomike, ‘eksponentë të LVV-së tentojnë t’i hedhin sy me kësi lloj deklaratash’.

Nënkryetarja e PDK-së shprehet se statusi i Mujës në Facebook është i turpshëm.

“E turpshme dhe për keqardhje. Në vend se të ofrojnë zgjidhje për krizën energjetike, në vend se të marrin masa për të ndihmuar familjet kosovare që janë prekur nga kriza ekonomike dhe inflacioni i lartë, eksponentë të LVV-së mundohen të hedhin hi syve me deklarata si kjo”, theksoi ajo.

Të martën mbrëma, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, deklaroi se ndërmarrja publike e Trepçës ka filluar të rikthehet.

“Të hyrat nga shitja gjatë vitit 2022 janë dyfishuar krahasur me vitin 2020. Kur Qeveria Kurti erdhi në pushtet, pasqyrat e auditorit 2021 tregonin se ndërrmarja u gjet me rreth 20 milionë euro borxhe: 8.2 milionë euro të papaguara ndaj KPMM (renta minerare), kontrobute te papaguara të punëtorëve ndaj ATK/Trust 5.4 milionë euro, borxhe ndaj furnitorëve, kryesisht rrymë të papaguar 5 milionë euro. Të dhënat 2019-2022 në webfaqen e ndërrmarrjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomi”, shkroi ligjvënësi i pushtetit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat