Viktor Buzhala: Ditë të bardha nuk po na presin

Aktuale

Viktor Buzhala: Ditë të bardha nuk po na presin

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 14:42
Viktor Buzhala

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar se pavarësisht borës që mund të bie në Kosovë, ditë të bardha nuk do të mund të ketë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Përmes një statusi në Facebook, Buzhala ka shkruar se çmimi i një Megavati të energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare është rritur deri në 500 euro, derisa Kosova aktualisht po operon me minus 160 megavat energji elektrike për orë.

“Pa dashur t’jua tërheq vëmendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe çmimet e rrymës janë dyfishu ne berzat ndërkombëtare, kane mbrri ne gati 500 euro për megavat.

Te njëjtën kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat ne ore minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro ne dite ne tregjet ndërkombëtare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat