Euractiv: BE ka ridraftuar ‘planin franko-gjerman’ me kalendar të qartë kohor, marrëveshje në më pak se një vit

Aktuale

Euractiv: BE ka ridraftuar ‘planin franko-gjerman’ me kalendar të qartë kohor, marrëveshje në më pak se një vit

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama

BE u ka dorëzuar palëve një draft të përditësuar të propozimit të saj për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me afate kohore dhe përvijim të veprimeve, ka raportuar portali evropian “Euractiv” me burime diplomatike të saj.

Një gjë të tillë për “ridraftim” e pohoi edhe vetë Përfaqësues i Lartë i BE’së, Josep Borrell, në një deklarim për gazetarë në samitin e Tiranës.

Drafti i përditësuar është pranuar nga të dyja palët para fillimit të samitin të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, dhe ka pritshmëri që dyja palët do të arrijnë marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit, ka thënë një zyrtar i lartë i BE’së në kushte anonimiteti për Euractiv.

“Pasi janë dëgjuar palët, kemi ridraftuar propozimin, (…) e kemi akorduar mirë”, ka thënë zyrtari.

Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh se kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”, tha ai.

“Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale (…). Nuk është njohje e plotë (…) por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, shtoi zyrtari, shkruan Euractiv.

I pyetur për afatin kohor për zbatimin e mundshëm të marrëveshjes, zyrtari i BE-së tha se ndërsa kjo do të “varet nga vullneti i palëve”, ai pret rezultate në “shumë më pak se një vit”.

Me të mbërritur në samitin e BE-së në Tiranë, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, u konfirmoi gazetarëve se të dyja palët kishin marrë versionin e përditësuar dhe se ai pret “diskutime serioze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat