Kosova njofton BE-në në Tiranë, aplikimi për antarësim dorëzohet sivjet

Aktuale

Kosova njofton BE-në në Tiranë, aplikimi për antarësim dorëzohet sivjet

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:41
Foto nga vendngjarja

Drejtuesit e Bashkimit Evropian, liderët e 27 vendeve anëtare si edhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, u njoftuan sot zyrtarisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për një plan të Prishtinës zyrtare.

Në samitin BE-BP në Tiranë, ajo deklaroi se para përfundimit të këtij viti, Kosova do të dorëzojë aplikimin për antarësim në Bashkimin Evropian.

Se një lajm të tillë tashmë e kanë kuptuar, e konfirmoi Charles Michel, president i Këshillit Evropian, i cili në konferencën për media, pas samitit, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se për një veprim të tillë, janë njoftuar sot.

Ky informacion u tha sot nga presidentja e Kosovës”, tha Michel, pasi në lidhje me këtë temë, ai u pyet nga një gazetar i gazetës franceze, ‘Le Monde”.

Ai pyeti se si do të trajtohet një aplikim i tillë, kur pesë vende të Bashkimit Evropian, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“I takon Këshillit Evropian ta shikojë se çfarë rruge do t’i jepet kësaj iniciative”, tha shkurt Michel.

Përndryshe, ka përfunduar Samiti mes BE-së, liderëve të 27 vendeve të BE-së dhe atyre të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se duhet të merren vendime shtesë dhe natyrisht të bëhet progres i mëtejshëm.

E kryeministri Edi Rama deklaroi se Michel dhe Urusla von der Leyen, janë luftëtarë të mëdhenj për rajonin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat