Sërish shpërthim në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

Sërish shpërthim në Mitrovicë të Veriut

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:47
Pamje nga sulmi në veri

Sërish ka pasur shpërthime në Mitrovicën e Veriut.

Gazetarja Laura Çelaj e cila ka disa orë që po qëndron në vendin e ngjarjes tha se shpërthimi ka ndodhur shumë afër gazetarëve të cilat po e përcjellin ngjarjen.

Policia ka treguar se dëmtimet në zyret e Komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veriore janë bërë nga persona (apo grupe të dyshuara), të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav.

"Policia e Kosovës dhe KFOR-i (njësitet kompetente për deminim-EOD) janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, për pastrimin e zonës, përderisa PK-ja është duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e këtyre personave të dyshuar dhe zhvillimin e hetimeve profesionale për sjelljen e kryerësve të këtyre veprave penale para organeve të drejtësisë", njoftoi PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat