Brestovci: Vetëvendosjes i ka humbur sensi i kritikës

Aktuale

Brestovci: Vetëvendosjes i ka humbur sensi i kritikës

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:23
Bekim Brestovci

Bekim Brestovci, këshilltar për investime kapitale i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, tha se Lëvizjes Vetëvendosje i ka humbur sensi i kritikës.

Brestovci foli rreth problemit të trajtimit të qenve endacakë në kryeqytet.

Ai tha se Vetëvendosje nuk e kishte votuar lokacionin për strehimin e qenve endacakë e për më tepër edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e kishte refuzuar vendimin e Asamblesë Komunale.

“Këta sikur qëllimisht deshën të harronin që me propozimin e kryetarit Rama, asambleja e kryeqytetit duke dashur që sa më parë t’i japi zgjidhje problemit me qentë endacakë, kishte votuar lokacionin prej 10,5 Hektarëve për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë”.

“Ketë propozim jo vetëm që nuk e kishin votuar këta të cilët sot e paskan nxjerrë ketë foto në sheshin e qytetit, por pushteti qendrore ( MPL) i cili drejtohet nga bashkëpartiakët e këtyre, pra LVV e kishte refuzuar këtë vendim të asamblesë komunale, me arsyetim qe në PZHK, lokacioni nuk është i përcaktuar për ketë destinim”.

“Këta sikur me qëllim deshën të harronin që gjatë këtij viti janë trajtuar dhe po trajtohen të gjithë qentë endacak me metodën KSVL dhe janë krijuar 23 pika ushqyese të cilat sadopak ndikojnë në mënjanimin e agresivitetit tek qentë, për shkak të urisë”.

Këshilltari i kryetarit të Prishtinës shtoi se këtë projekt s’ka që e ndalë.

“Këta të mjerë sikur qëllimisht deshën të harronin që tanimë është vu gurëthemeli i qendrës për trajtimin e qenve endacakë e me përfundimin e PZHK, nuk ka fuqi që do e ndalë edhe ndërtimin e strehimores , ku qenët do trajtohen dinjitetshem e qytetari nuk do e ketë më përballje me ta në hapësira publike. Kritika duhet të ketë sens dhe të jetë e argumentuar, zonja e zotërinj asamblisti të LVV, përndryshe ajo nuk është shprehje e një pasqyrimi real, por është shprehje e një inati politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat