Kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet një 22-vjeçar

Aktuale

Kërcënoi Zana Avdiun, arrestohet një 22-vjeçar

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 23:34
Zana Avdiu 

Zana Avdiu ka qenë një prej emrave më të përmendur ditët e fundit.

Aktivistja kritikoi gjestin e Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, kritikë kjo që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Për njërin prej tyre ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Një 22-vjeçar tashmë është arrestuar e është dërguar në mbajtje për 48-orë, vendim ky i Prokurorit.

Kujtojmë se, siç ka thënë avokati i aktivistes, Arianit Koci, klienta e tij ka pranuar afër 11 mijë kërcënime pas deklaratës kundër Xhakës, me ç’rast e gjuajti rrugaçëri gjestin e futbollistit të Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat