Mbyllen 44 sallone të masazheve në mbarë vendin

Aktuale

Mbyllen 44 sallone të masazheve në mbarë vendin

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Sallon

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur 44 sallone të masazheve në vend, nga 55 inspektime gjithsej.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë këtij Plani Operativ, të koduar “Masazh-Dhjetori-2022”, i cili është realizuar në nivel vendi, janë legjitimuar 145 persona, ndërsa janë shqiptuar edhe gjoba për parregullsi të evidentuara në këto sallone.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren, ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës. Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar ‘Masazh- Dhjetori -2022’, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga të legjitimuarit, 116 janë femra dhe 29 meshkuj.

Kurse për sa i përket shtetësisë së tyre, 120 janë kosovare, shtetase të Shqipërisë janë 15, të Tajlandës 9 dhe të Rumanisë 1.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat