Kusari-Lila: Lista Serbe e ka humbur pushtetin në veri

Aktuale

Kusari-Lila: Lista Serbe e ka humbur pushtetin në veri

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:31
Mimoza Kusari-Lila

Sipas shefës së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me dorëheqjet e fundit nga institucionet e Kosovës, ka humbur edhe pushteti i Listës Serbe në veri të vendit.

Kusari-Lila ka vlerësuar se tani ka zëra ndryshe të përfaqësuesve politikë të serbëvem.

“Do të ketë një tendencë për pengim të procesit zgjedhor. Ata nuk pajtohen që të kenë përfaqësues tjetër të komnuitetit serb, përvec atyre që janë në agjendë të tyre.

Besoj që është hera e parë që ka përfaqësuesë politikë të serbëve pas formimit të Listës Serbe, ka zëra ndryshe në kuptimin e artikulimit të prezantimeve dhe platformave tjera zgjedhore. Jo siç ka pasur dhe sic është mundur të monopolizojë Lista Serbe. Pushteti i Listës Serbe ka humbur në veri”, tha Kusari-Lila.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat