Veliu: Projektligji për zyrtarët publikë në kundërshtim me Kushtetutën

Aktuale

Veliu: Projektligji për zyrtarët publikë në kundërshtim me Kushtetutën

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 14:44
Agim Veliu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Projektligji për zyrtarët publikë është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Deputeti opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se ky projektligj cenon rëndë të drejtën e punësimit si një prej të drejtave themelore të njeriut.

Ai tha se qëllimi i qeverisë është denigrimi i administratës shtetërore dhe komunale, me theks të veçantë shërbimin civil.

“Projektligji për zyrtarët publikë i propozuar për miratim përbënë përpjekje serioze të Qeverisë së Kosovës për të degraduar administratën shtetërore dhe atë komunale, me theks të posaçëm shërbimin civil. Në vend se ky projektligj të reflektonte përballë gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese të dhëna përmes aktgjykimit të vitit 2020, ai ka saktësisht të kundërtën. Shumë dispozita të propozuara në këtë projektligj janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Kosovës, pasi cenojnë rëndë të drejtën e punësimit si një prej të drejtave themelore të njeriut”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat