PDK kërkon nga qeveria ta tërheq projektligjin për zyrtarët publik

Aktuale

PDK kërkon nga qeveria ta tërheq projektligjin për zyrtarët publik

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:16
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se me projektligjin për zyrtarët publik, të cilin qeveria e ka dërguar në Kuvend, do të cenohet pavarësia dhe kualiteti i administratës.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet për herë të parë ky projektligj, ai ka kërkuar nga qeveria të tërheq këtë ligj dhe i njëjti të mos kalojë në lexim të parë.

Tahiri: Qeveria duhet ta tërheq projektligjin për zyrtarët publik 

“Në këtë formë që po shkojmë, me këtë ligj që besoj që duhet me tërheq qeveria sepse si opozitë jemi shumë të interesuar me dhënë kontributin tonë ashtu siç e kemi dhënë në të kaluarën, dhe me u ulë edhe njëherë me e pa, me e trajtu, që mos me u dëmtu interesin shtetëror dhe mos me u dëmtu administrata publike”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë projektligj është që i njëjti të tërhiqet nga qeveria, në të kundërtën, Tahiri ka thënë se do të votojnë kundër apo nuk do të marrin pjesë fare në votim.

Tahiri: Nëse kalon projektligji për zyrtarët publik do të kemi vërejtjen ë raportin për vendin 

“Nëse kalon ky ligj në lexim të dytë ne do ta kemi një vërejtje në raportin për vendin dhe duhet me trajtu prap. Unë nuk besoj që i intereson dikujt me miratu një projektligj i cili nuk është në linjë me agjendën evropiane të Kosovës dhe nuk është i koordinuar me Bashkimin Evropian sepse në fund të ditës duhet me e trajtu prap”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat