Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Aktuale

Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:20
Pamje nga veriu i Kosovës

Qeveria e Kosovës “po përgatitet për përndjekjen e serbëve nga veriu” dhe “ka dërguar forca speciale” atje, pretenduan zyrtarët serbë pa sjellë ndonjë provë.

Autoritetet në Kosovë i cilësuan si të rreme këto dhe disa informacione të tjera, që shpërndanë zyrtarët dhe mediat në Serbi.

Ato u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të institucioneve.

Këto shkëmbime vijnë në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat