“Ndërkombëtarët tani panë fytyrën e vërtetë të Vuçiqit”

Aktuale

“Ndërkombëtarët tani panë fytyrën e vërtetë të Vuçiqit”

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:43
Aleksander Vuçiq

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se nga tensionet e fundit në veri të Kosovës, ndërkombëtarët kanë parë fytyrën e vërtetë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Madje sipas Dugollit, Serbia ka qenë shumë e përfshirë në politikat e Kosovës, duke shtuar se në këtë mënyrë, Vuçiq është portretizuar si njeri i paqes.

“Serbët nuk i braktisën institucionet për çështjen e targave. Serbia aq thellë ka qenë e futur në jetën politike të Kosovës, saqë Vuçiqi pa të drejtë, është portretizuar si njeri i paqes. Domethënë ka krijuar tensione, por tani që ndodhën këto tensionet e fundit në veri, doli fytyra e vërtetë e Vuçiqit te ndërkombëtarët. Ata njerëz që i kanë vendosur barrikadat, kanë sulmuar Policinë e Kosovës”, deklaroi  Dugolli.

Ndërkaq, sa i përket largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, Dugolli theksoi se tanimë është dëshmuar që ata serb kanë qenë të instrumentalizuar.

“Çështja e targave është pretekst. Pra, nuk ka qenë as çështja e targave, as çështja e njoftimeve, thjesht Serbia përmes strukturave të veta që i ka pasur në institucionet e Kosovës janë integruar, në realitet nuk janë integruar, në realitet vetëm e kanë marrë pagën dhe vetëm i kanë mbajtur uniformat”, tha ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat