“Asnjëherë s’do të ketë kthim të ushtarëve serbë në Kosovë, le ta harrojë Vuçiqi”

Aktuale

“Asnjëherë s’do të ketë kthim të ushtarëve serbë në Kosovë, le ta harrojë Vuçiqi”

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Aleksander Vuçiq

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë kthim të ushtarëve serbë në Kosovë.

Hyseni thotë se këtë nuk do ta lejojnë SHBA dhe NATO.

“Asnjëherë nuk do të ketë kthim të ushtarëve serbë në Kosovë. Atë le ta harrojë Vuçiq sepse atë nuk do ta lejojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata nuk do ta lejojnë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, fuqinë e ndalimit të ushtarëve serbë në Kosovë e ndalojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

“Le të krekoset në Prishtinë cilido lider qoftë, cilido politikanë përfshirë edhe mua, por fuqinë e ndalimit në skenarin aq të errët të kthimit të forcave serbe në Kosovë e ndalon vetëm Amerika dhe NATO”, përfundoi Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat