​Krasniqi: Halilin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Zoti i nderoftë

Aktuale

​Krasniqi: Halilin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Zoti i nderoftë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:33
Memli Krasniqi

Ta shndërrosh kujdesin ndaj grupeve më të cenuara të shoqërisë, në mision të jetës tënde, kjo është vlera më e madhe që mund të shpërfaqësh si njeri. Halil Kastrati e ka bërë këtë. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në ngjarjen e organizuar me rastin e 13-vjetorit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me ç'rast u dhuruan 113 shtëpi për familjet në nevojë.

“Një prej pyetjeve më të shpeshta që secili prej nesh duhet t’i bëjmë vetes, është: Çfarë jemi duke bërë për të tjerët? Shumë njerëz sot kanë nevojë për një fjalë inkurajuese dhe një krah mbështetës. Jo të gjithë e kanë kurajon për të kërkuar ndihmë, e posaçërisht ata që vërtetë kanë nevojë për të. Prandaj, ta shndërrosh kujdesin ndaj grupeve më të cënuara të shoqërisë, në mision të jetës tënde, kjo është vlera më e madhe që mund të shpërfaqësh si njeri. Halil Kastrati e ka bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi.

Na ka treguar të gjithëve, pa përjashtim, se me punë, vullnet, dëshirë e vizion të shëndoshë, qielli është limiti se çfarë mund të arrish. Kujdesi i tij dhe i ekipit që ai drejton për jetimët, skamnorët, të moshuarit dhe ata në nevojë, në këto 13 vjet të veprimtarisë, është prej bekimeve të mëdha që na kanë ndodhur në vendin tonë.

Kudo që ka shqiptarë, por edhe komunitete të tjera, e të cilët kanë pasur nevojë për një dorë të zgjatur, Halili ka qenë aty. Sonte, ai ndau edhe 113 çelësa për 113 shtëpi të reja, në 13 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, nga qindra të tjera që janë ndarë gjatë këtyre viteve. Natyrisht, jo të gjitha rastet janë mbuluar, por as Halili nuk e ka përfunduar ende punën. Projektet e tij janë të mëdha, e nga to do të përfitojnë edhe shumë familje të tjera në të ardhmen.

I frymëzuar nga Halili dhe ekipi i tij, sonte dua të ju lë me tri porosi : Bëjeni gjithmonë gjënë e duhur, bëjeni më të mirën që mundeni dhe, vazhdimisht interesohuni dhe kujdesuni për të tjerët.

Halilin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit” – Zoti i nderoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat