Protesta kundër Kurtit/ Konfrontim verbal mes protestuesve

Aktuale

Protesta kundër Kurtit/ Konfrontim verbal mes protestuesve

Më: 23 janar 2023 Në ora: 07:13 Përditësuar në ora: 14:30 më 23.01.2023
Pamje nga protesta

Konfrontim verbal mes protestuesve

Një qytetar është konfrontuar verbalisht me disa persona pas përfundimit të protestës së sotme të organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër kryeministrit Albin Kurti.

Ai i ka quajtur “hajna” veteranët e UÇK-së.

Në këtë rast, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë” fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot kundër deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ditë më parë Kurti ka thënë se Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, për çka edhe u kritikua.

“Dorëhiqu ose kërko falje”, protestohet ndaj deklarimit të Kurtit për Ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Gjatë marshimit, ata janë duke dëgjuar duke thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

Njëri nga iniciatorët e protestës, Berat Beqiri, ka kërkuar nga Kurti që të kërkoj falje ose të japë dorëheqje.

“Ky veprim i Kurtit ishte një tronditje e radhës dhe një fyerje e rëndë për të gjithë ne. Fjalët e tij ishin shigjeta që ranë mes nesh”.

“Fjalimi i Kurtit ishte një rasti i shëmtuar i një kryeministri që shkel historinë e popullit të vet. Me këtë protestë duam t’i themi STOP. Me këtë protestë duam t’i themi secili se me gjakun tonë nuk bëhet tradhti. Me këtë protestë duam t’i themi secilit politikan, se nëse nuk jeni të aftë të mbroni këtë vend, jepni dorëheqje e mos na torturoni”.

Sipas Beqirit, më mirë është të jesh një qytetar i panjohur sesa një kryeministër tradhtar.

“Deklaratat e pamatura, do të pasohen më kundërshtimin tonë dhe me kërkesat tona për dorëheqje. Ne sot ju themi se nuk jemi injorantë dhe as të paaftë dhe do të kërkojmë llogari publike. Ky popull as nuk harron dhe as nuk falë kurrë”.

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ata kanë marshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Gjatë marshimit, ata janë duke dëgjuar duke thirrur “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

“Kryeministër mos na provoko, fëmijët e dëshmorëve nuk falin dhe nuk harrojnë. Kryeministër kërko falje”.

Kordoni policor vendoset para objektit të qeverisë, pritet të nisë protesta nga fëmijët e dëshmorëve

Sor pritet të mbahet protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Të hënën e 23 janarit, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do mbajnë protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Protesta është paraparë të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Ndërsa para objektit të Qeverisë është vendosur kordoni policor për ta mbikqyrur protestën.

Protesta është thirrur nga një grup në rrjetin social Facebook, që thuhet të jetë nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat