FES: Draft-statuti i Asociacionit është veç fillimi, nuk paraqet propozimin përfundimtar

Aktuale

FES: Draft-statuti i Asociacionit është veç fillimi, nuk paraqet propozimin përfundimtar

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:21
Rene Schlee

Organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) ka prezantuar sot në Prishtinë propozimin për draft-statutit e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, i cili siç thuhet, është bërë në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe.

Përfaqësuesi i FES për Kosovë, Rene Schlee tha se propozimi për statutin e Asociacionit është hartuar me qëllim të fuqizimit të Kosovës.

“Qëllimi ynë është të kontribuojmë në rrugën evropiane të Kosovës. Asociacioni është një çështje kërkuese. Ky draft është vetëm fillimi dhe nuk paraqet propozimin përfundimtar. Ky publikim duhet parë si pikënisje për diskutim për këtë çështje. Si themel ne mbështesim dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

“Qëllimi është gjithashtu të fillohet një diskutim, sepse deri më sot askush nuk e ka paraqitur statutin për Asociacionit.Është e rëndësishme që komuniteti i komunave ku shumica e serbëve të Kosovës janë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë”, tha ai të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat