Kurti s’e komenton takimin për Asociacionin

Aktuale

Kurti s’e komenton takimin për Asociacionin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:29
Albin Kurti

Pas homazheve te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pyetur në lidhje me takimin në ambasadën amerikane.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti nuk ka komentuar këtë takim, përveç që u shpreh se i njëjti tashmë ka filluar.

Kurti: Në takimin për Asociacionin ndodhet shefi i stafit tim

"Vetëm sa ka filluar takimi, besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre dhe atje ndodhet shefi i stafit tim", ka thënë Kurti.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë mbrëmë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim.

Ftesës për takim i janë përgjigjur pozitivisht përfaqësues të pushtetit, të opozitës dhe shoqëria civile. Diskutimi pritet të zgjasë deri në ora 12:00 ndërsa nuk dihet nëse do të ketë deklarim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat