Abelard Tahiri akuzon VV-në për kapje të RTK-së

Aktuale

Abelard Tahiri akuzon VV-në për kapje të RTK-së

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:04
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kapje të RTK-së.

Duke e komentuar zgjedhjen e Rilind Gërvallës në postin e drejtorit të televizionit në RTK, ai ka thënë se partia në pushtet po synon kapjen e çdo institucioni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtor i televizionit nuk është zgjedhur një profesionist por është emëruar një militant politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në krye të RTK-së, nuk u zgjodh një profesionist por u emërua një militant politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk e ndalën hovin e projektit të kapjes së RTK-së nga Qeveria e Albin Kurtit. Kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat