Nitaj i AAK-së: Prej sot Kurti duhet të sqarohet me aktivistët e tij, jo me kundërshtarët

Aktuale

Nitaj i AAK-së: Prej sot Kurti duhet të sqarohet me aktivistët e tij, jo me kundërshtarët

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i është gëzuar ndryshimit të Albin Kurtitpër Asociacionin.

Ai ka bërë me dije se opozita nuk duhet ta kritikon Kurtin për këtë ndryshim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga sot Kurti duhet të sqarohet me aktivistët dhe zyrtarët e tij dhe jo me kundërshtarët.

“Njeriu edhe mund t’i ndrërrojë qëndrimet. Politikani edhe më kollaj se sa njeriu i zakonshëm. Deri sot, është sulmuar Albin Kurti se është i ngurtë, është jo bashkëpunues; se e ka bllokuar vendin me qëndrime që nuk mund të jenë të njejta si në opozitë si në pushtet; se nuk po i përfillë kërkesat e partnerëve strategjikë, sic janë SHBA dhe BE...e kështu me radhë. Sot po thonë se ai e paska pranuar asociacionin. Dmth paska ndërruar qëndrim (megjithëse unë dyshoj). Ani bukur fort”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kundërshatrët politikë ndryshimin Kurtit vazhdimisht ia kanë kërkuar.

“Por nëse është kështu, përse pra nuk po dalin e t’i thonë Albin Kurtit, “të lumtë që e ke kuptuar se duhet të ndryshosh”, (kundërshtarët politik këtë ia kanë kërkuar), por i gjuhen si gjuhustra “pse po ndryshon”! Këta kundërshtarë do të duhej t’i thoshin Albin Kurtit sot, nëse ke ndryshuar, me ne nuk ke më punë. Jemi në rregull. Tash qetësoi njërëzit e tu. Atyre shpjegoju se pse i ke mashtruar tash e 20 vjet e pse i ke shti aty ku “as nuk mund të hyhet e as nuk mund të dilet”!”, ka shkruar Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat