Tahiri i AAK-së: Pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se i gjithë kontributi i vitit, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Sipas tij, vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Në këtë situatë, ai përmend faktin e moskalimit të Trustit në Kuvend.

“A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?”, i është drejtuar ai kryeministrit Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?

E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma! 

Boll Ma!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat