Flasin nga BE-ja për vizitën e Lajçakut në Kosovë

Aktuale

Flasin nga BE-ja për vizitën e Lajçakut në Kosovë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:40
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Media i ka dërguar pyetje zëdhënësit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stanos, për të mësuar më shumë detaje rreth vizitës së Lajçakut në Prishtinë.

Në përgjigjen e tij Stano ka thënë se është pjesë integrale e çdo përfaqësuesi special të BE-së që të takojë partnerë dhe se nuk i komenton vizitat e tilla.

“Është pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat Përfaqësuesi Special i BE-së është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato”.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat