Pacolli: E kam shumë të vështirë të investoj në Kosovë

Aktuale

Pacolli: E kam shumë të vështirë të investoj në Kosovë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 00:53
Behxhet Pacolli

"Sot e kam shumë të vështirë të investojë në Kosovë". U shpreh kështu, presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli.

Pacolli deklaroi se frika për të investuar në Kosovë erdhi nga disa raste kur është prekur pasuria e ndonjë firme apo ndërmarrje.

“Nëse flas nga pozita e një ndërmarrësi, sot e kam shumë të vështirë të vendos për të investuar në Kosovë. E kjo për shkak se kur shoh shkrimet në media se i është marrë terminali një firme, është marrë pasuria e një ndërmarrje dhe aty unë frikësohem. Prona private është e shenjtë, asnjëherë nuk duhet të preket nga askush, pa marrë parasysh çfarë politikash bëjmë. Një politikë e gabuar mund ta fundosë një shtet”, tha Pacolli.

Madje, Pacolli vlerësoi se politikat e Qeverisë aktuale janë të gabuara, pasi siç tha ai, kryeministri Kurti, asnjëherë nuk i ka vizituar qoftë edhe ndërmarrjet e vogla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat