Rron Gjinovci kritikon aksionin e PSD-së: Ma gjallë, ma gjallë

Aktuale

Rron Gjinovci kritikon aksionin e PSD-së: Ma gjallë, ma gjallë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:28
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, nuk është pajuar me aksionin e sotëm të PSD-së, e cila kritikon Qeverinë e Kosovës për mospunë gjatë këtyre dy viteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk e ka kuptuar aksionin e PSD-së.

“S'po di çka ka dashtë PSD ne thon me qita "sja ke bo vijë". Kjo shprehje s'ekziston. Ma gjallë, ma gjallë”, ka shkruar Gjinovci.

PSD-ja sot ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e Qeverisë, duke treguar se gjatë këtyre dy viteve Qeveri Kurti “nuk ia kanë ba vijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat