​Vitia: Nuk është QKUK drejtori e spitaleve private

Aktuale

​Vitia: Nuk është QKUK drejtori e spitaleve private

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 12:49
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pyetjet e Haxhiut i ka quajtur më shumë, parulla politike dhe spekulime.

“A do të shkoj prapë në komunë, them jo. Për zotërin Rama janë qytetarët që vendosin kanë me vendos për juve e mua? Kjo nuk është pyetje që më bëhet mua por Ramës. Agjencia anti korrupsion ka sjell vendim se nuk ka konflikt interesi.

Spekulimet tuaj mund të jenë për show politik. Agjencioni anti korrupsion ka sjell vendim. Gruaja ime punon në Olive. Kam punuar në Olive si koordinator i cilësisë, nuk jam si të tjerët që merren edhe me sport por edhe me ShSKUK.

Gabim e keni zotëri Haxhiu nuk është QKUK drejtori e spitaleve private. Rroga ime në Olive ka qenë bruto 3500 euro s jo 5000 euro”, ishte kundërpërgjigja e Vitisë karshi deputetit të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat