Momenti kur Adem Jashari nisej për në luftë

Aktuale

Momenti kur Adem Jashari nisej për në luftë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:39
Adem Jashari

Në Prekaz shënohet 25-vjetori i rënies së familjes së heroit Adem Jashari.

Pamje që pak kush i ka parë deri më tash.

Në to shihet komandanti Legjendar Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje.

Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli.

Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura.

Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat