Lulzimi, “Ademi i ri” edhe në pamje fizike

Aktuale

Lulzimi, “Ademi i ri” edhe në pamje fizike

Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:31
Adem Jashari

Lulzim Jashari është djali i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Pos mbiemrit të njëjtë, ajo që bie në sy është edhe ngjashmëria shumë e madhe e tij me të atin, çka u ka rënë në sy edhe vizitorëve që këtë 7 mars shkuan në odën e Jasharëve në Prekaz.

Mallin e komandantit ata thonë se po ua heq, i biri i tij, që nuk preferon shumë paraqitjet publike.

Një shpjegim më të hollësishëm për këtë e ka një profesor i kësaj ane që thotë se kjo bazohet në gjenetikën e familjes.

Për vizitorët që edhe këtë përvjetor po vizitonin kullat e Jasharëve, ky ngjasim është krenari. Të tjerë ka që mendojnë se pamja thuajse identike e Lulit me Ademin vjen nga perëndia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat