Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i bën dëm të madh Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i bën dëm të madh Kosovës

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:58
Ramush Haradinaj ka mbledhur kryesinë e AAK-së

Ramush Haradinaj ka mbledhur kryesinë e AAK-së dhe nga aty ka dalë me qëndrimin unanim të partisë pro propozimit evropian, të cilin tanimë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.

“Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, marrëveshja mbi bazën e propozimit evropian i hap Kosovës rrugë për integrim dhe për njohje të reja.

“Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat