Zjarri në Pejë, 6 persona dërgohen në spital

Aktuale

Zjarri në Pejë, 6 persona dërgohen në spital

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:44
Pamje nga zjarri

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë.

“6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat