​DHTIK vizitoi kompaninë ELKOS GROUP pas incidentit me zjarr

Aktuale

​DHTIK vizitoi kompaninë ELKOS GROUP pas incidentit me zjarr

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Në takimin e përbashkët të zhvilluar sot në Pejë, bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me drejtoreshën ekzekutive, u informuan nga pronari i kompanisë, Ramiz Kelmendi lidhur me situatën e krijuar pas ngjarjes së rëndë në njërin nga objektet e saj në Pejë.

Sipas një njoftimi të DHTIK-së, pavarësisht se dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri në Elkos Center janë shumë të mëdha, pronari i kompanisë Kelmendi, shprehet falendënderues që fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç lëndimeve të lehta gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

“Përfaqësuesit e DHTIK vizituan objektin e djegur dhe vlerësuan evakuimin efikas, që siguroi të mos ketë viktima në njerëz.

Po ashtu, Kelmendi u shpreh se pavarësisht dëmeve materiale të vlerësuara deri në dhjetëra miliona euro, ai theksoi se puna e Elkos Group do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat