Aliu: Në masakrën e Izbicës në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe

Aktuale

Aliu: Në masakrën e Izbicës në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:30
Pamej nga Izbica

Dëshmitari i Masakrës së Izbicës, Avni Aliu, ka folur për përvjetorin e 24 të masakrës ku mbetën të vrarë 147 persona.

Aliu, tha se në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe e deri tek të moshuarit.

“Viktimat kanë qenë të moshave të ndryshme prej dy muajve e deri tek një i moshuar që ishte invalid. Ka shumë fëmijë të vrarë në mesin e viktimave”, tha Aliu.

Aliu që kishte qenë mësimdhënës në atë kohë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pas 24 vjetëve e ka një peng nga ajo masakër

“Kam qenë mësimdhënës, mirëpo e kam lënë për t’ju bashkangjitur UÇK-së. Atë ditë kemi qenë në këtë mal dhe më vjen shumë keq që s’kemi mund me i mbrojte civilët, ndihem keq sa herë vi këtu që s’arritëm t’i mbrojmë”, tha Aliu.

Mes tjerash, dëshmitari i kësaj masakre tha se s’ka shpresë në gjetjen e personave të zhdukur nga Izbica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat