Dosja – Psikiatri tregon bisedën me të dyshuarin për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Aktuale

Dosja – Psikiatri tregon bisedën me të dyshuarin për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:51
Vrasja në Pejë

Për të dyshuarin për vrasjen e nënës së tij në Pejë është caktuar masa e paraburgimit në periudhë prej 30 ditësh. Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë thuhet se i dyshuari është intervistuar nën prezencën e psikiatrit dhe për këtë është marrë mendimi i tij për prezencën e të dyshuarit në seancën dëgjimore.

Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi, atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij, si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Në aktvendim thuhet se avokati mbrojtës i të dyshuarit ka kërkuar që i akuzuari të dërgohet në institucionet e specializuara për ekzaminim psikiatrik.

Më 14 prill 2023, një grua është vrarë në Pejë. Gruaja dyshohet se është vrarë nga djali i saj, për të cilin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Kallxo.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat