Ja çka do të përfitojë Kosova nga vizita pesëditore e Bislimit dhe Muratit në SHBA

Aktuale

Ja çka do të përfitojë Kosova nga vizita pesëditore e Bislimit dhe Muratit në SHBA

Më: 18 prill 2023 Në ora: 08:49
Besnik Bislimi, dhe ministri i Financave, Hekruan Murati

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministri i Financave, Hekruan Murati, kanë treguar se çka përfitoi Kosova gjatë qëndrimit të tyre pesëditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ata u takuan me zyrtarë të Bankës Botërore dhe Fondit Monentar Ndërkombëtar.

Bislimi dhe Murati para pesë ditëve udhëtuan për në Amerikë. Ata atje zhvilluan takime me zyrtarë të lartë të dy institucioneve financiare, pra me Bankën Botërore dhe të FMN-së.

Pas përfundimit të kësaj vizite, Bislimi shkroi në Facebook, ku dha lajmet pozitive nga takimet e tyre atje.

Sipas Bislimit, Kosova është vendi i parë që do të përfitojë nga programi i ri i FMN-së.

Nga ky program Kosova do të përfitojë 80 milionë euro me mundësi për zgjerim edhe për 80 të tjera.

“Qëndrimi 5 ditor në SHBA bashkë me ministrin Murati solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin. Me FMN-në, konfirmuam se Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri, i quajtur "Resilience and Sustainability Fund".Përmes këtij programi fillimisht do të vihet në dispozicion shuma prej 80 milionë euro dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera. Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se një pjesë tjetër e mbështetjes kapë vlerën e 100 milionë eurove e që do të jetë për dy vitet e ardhshme.

“Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, me zyrtarët e Bankës Botërore, nuk u tha se Kosova ka përfituar ndonjë gjë veçse u bë e ditur se janë diskutuar projektet aktuale/

Në takimet me Bankën Botërore, diskutuam rreth projekteve aktuale dhe të mundshme në të ardhmen mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Gjithashtu takuam dhe ekspertë kosovarë që punojnë në Bankën Botërore”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, sipas tij, është diskutuar edhe mundësia për trajnime për 20 ndërmarrës nga Kosova por nuk është e konfirmuar nëse do të ndodhë kjo gjë.

“Ndërkohë me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago, theksuam rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit tregtar me partnerët tanë amerikanë. Kërkuam që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se ka takuar edhe anëtarë të disaporës duke e quajtur takim të “përzemërt.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të martën projeksionin më të dobët të rritjes globale afatmesme në më shumë se 30 vjet.

FMN klasifikoi Kosovën si vendin më të varfër në Evropë në vitin 2023, bazuar në të ardhurat për frymë, të cilat llogariten duke matur fuqinë blerëse.

Si Kosova njejtë edhe Shqipëria pritet të mbesin të fundit për nga të ardhurat deri në fund të vitit 2028 sipas parashikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat