Kryeshefi i KEK-ut kërkoi ndihmë mjekësore

Aktuale

Kryeshefi i KEK-ut kërkoi ndihmë mjekësore

Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:25
Nagip Krasniqi

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK, Nagip Krasniqi është dërguar në Klinikën Emergjente për ndihmë mjekësore, pas bastisjes së zyrës së tij.

Nga Klinika Emergjente për KosovaPress është bërë e ditur se Krasniqi nuk gjendet më aty.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka kryer sot bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK në Prishtinë. “Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë.", është bërë e ditur në përgjigjen Policisë.

Ndërsa, Korporata Energjetike e Kosovës-KEK ka potencuar se nuk ka ndonjë informacion zyrtar për këtë çështje.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrollë nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.”, është bërë e ditur në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat