Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e PE-së për vizat për Kosovën

Aktuale

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e PE-së për vizat për Kosovën

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:55
Ilustrim

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në një adresim për media.

Tutje thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shfrytëzon rastin të përgëzojë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës të përfshira në këtë proces për punën e tyre të palodhshme dhe profesionale në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara.

“Një falënderim i veçantë shkon për znj. Viola Von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin e BE-së, për punën dhe përkushtimin e palodhur në arritjen e këtij qëllimi, i cili është i rëndësishëm, si për Kosovën ashtu edhe për BE-në”.

“AAC shpreh besimin se liria e lëvizjes, si e drejtë themelore dhe më se e merituar e qytetarëve të Kosovës, shkëmbimet dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet qytetarëve, njerëzve të biznesit, shkencëtarëve, letrarëve dhe kulturës do t’i shërbejnë konsolidimit socio-ekonomik të Kosovës, promovimi i mëtutjeshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës, imazhit dhe promovimit të Kosovës në Evropë dhe më gjerë. Rrjedhimisht, do t’i shërbente edhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike!”, përfundon shkrimi i KASh-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat