Bajrami: Për Serbinë i rëndësishëm Asociacioni, për ne çështja e të pagjeturve

Aktuale

Bajrami: Për Serbinë i rëndësishëm Asociacioni, për ne çështja e të pagjeturve

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:07
Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë që Asociacioni i komunave serbe është i rëndësishëm për serbët ndërkaq çështja e të pagjeturve për shqiptarët në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Se a do të themelohet këtu nuk kemi garancë për shkak se ne nuk shkojmë me idenë që kësaj here do ta themelojmë.

Vullneti për ta themeluar Asociacioin e komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive ka qenë që nga fillimi vetëm se pala serbe ka insistuar vazhdimisht me eskivazhe të vazhdueshme që ta vonojë dhe ta prolongojë këtë proces edhe pse vetë kanë qenë nënshkrues të marrëveshsjes”, ka thënë Bajrami në Edicionin Special.

“E pamë edhe në zgjedhjet e fundit në veri se si në mënyrë të drejtpërdrejtë u kërkoi serbëve të mos dalin në zgjedhje duke e shkelur edhe njëherë marrëveshjen e arritur në Bruksel, edhe atë të Ohrit që specifikisht thotë që palët nuk do ta pengojnë njëjra-tjetrën në punët e brendshme të tyre. Nuk do të shiten në emër të tjetrit dhe se kjo solli një mospjesëmarrje të komunitetit serb në veri e që me gjasë Vuçiqi priste që komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i legjitimonte këto zgjedhje e që në fakt doli krejt e kundërta dhe se në fund ata që kanë humbur më së shumti janë qytetarët serbë, qytetarët e  thjeshtë serbë të cilët vazhdimish me instruksionet e Vuçiqit ose janë bërë pjesë e veprimeve krimnale, ose nuk marrin pjesë në atë që është e drejta bazike në demokraci, e drejta e votës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat