Hyseni: Mungesa e afateve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e meta kryesore e Deklaratës

Aktuale

Hyseni: Mungesa e afateve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e meta kryesore e Deklaratës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:19
Skënder Hyseni

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Skënder Hyseni, e ka vlerësuar si të dëmshme deklaratën për personat e pagjetur, e cila është miratuar në Bruksel në takimin Kurti-Vuçiq.

Ai ka bërë me dije se e meta kryesore e kësaj deklarate është mungesa e afateve për zbardhjen e fatit të të pagjeturave.

“Pak ka rëndësi kjo! Duhet lexuar deklaratën në tërësi. Mungesë thelbësore e konsideroj mungesën e afateve për zbardhjen e fatit të të pagjeturave”, ka thënë Hyseni.

Element tjetër i dëmshëm i kësaj deklarate, sipas Hysenit, është barazimi i përgjegjësisë se palëve për të zhdukurit gjatë luftës.

Ai ka deklaruar Kosova nuk ishte shtet në asnjë periudhë për të cilën flet kjo deklaratë.

“Është e vërtetë. Kjo deklaratë është miratuar si marrëveshje e veçantë, e jo si një element i marrëveshjes së përgjithshme. Me këtë marrëveshje palët barazohen tërësisht dhe në të gjitha rrafshet dhe, natyrisht përgjegjësinë për këtë e bartë Qeveria e Kosovës. Kjo ashiqare, flet për një qeveri e cila ka humbur tërësisht sensin e përgjegjësisë. Kosova nuk ishte shtet në asnjë periudhë për të cilën flet kjo deklaratë dhe, rrjedhimisht kjo ishte e pafalshme!”, ka thënë Hyseni.

Ish-kryenegociatorit ka vlerësuar si hap të ngutshëm veprimin e Qeverisë së Kosovës për të shkarkuar Ekipin Menaxhues, i cili në takimin e Brukselit e ka paraqitur draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se sipas marrëveshjen së vitit 2013 këtë ekip e cakton komuniteti serb në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hyseni ka thënë se ekipi është dashur të qëndrojë aty derisa të arrihet pajtimi për tekstin e propozuar.

Hyseni beson se pikënisje për fillimin e negociatave për formimin e Asociacionit do të jetë drafti i Ekipit Menaxhues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat