Kryetari i ri i Zveçanit para varrit të Isë Boletinit: Do të punoj për të gjithë pa dallim

Aktuale

Kryetari i ri i Zveçanit para varrit të Isë Boletinit: Do të punoj për të gjithë pa dallim

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:10
Ilir Peci

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët "Isa Boletini", është mbajtur seanca solemne për zgjedhjen e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci. Në këtë seancë është zgjedhur edhe kryesuesja, Selvete Kelmendi, 19 asamblistë, por jo edhe nënkryetari. Kryetari i Zveçanit ka deklaruar se nuk ka marrë garanci nga Qeveria e Kosovës, për të shkuar në objektin e komunës.

Pas betimit, kryetari i ri është deklaruar pranë varrit në Kullën e Isë Boletinit.

Ai u zotua se do të punojë për të gjithë.

Peci: Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët

"Unë e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punoj për të gjithë. Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit", ka thënë ai.

Derisa është pyetur se kur do të jetë fizikisht në Komunën e Zveçanit, kryetari nuk është përgjigjur. Ndërkohë ka deklaruar se aktualisht do të vendosen në zyrën e komuniteteve në Lipë.

Peci: Për momentin nuk kemi marrë garanci nga qeveria

"Për momentin e kemi një zyrë të komuniteteve, në fshatin Lipë... Kjo nuk është çështje që varet prej meje. Është Qeveria e Kosovës, ajo qysh të vendosë”, tha ai.

Ai ka treguar edhe nëse kanë marrë garanci nga ekzekutivi për të shkuar në objektin e Komunës.

“Për momentin jo, por jemi në bisedime të shohim", ka deklaruar ai shkurt.

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat