Franca e mbështet qëndrimin e BE-së për situatën në veri

Aktuale

Franca e mbështet qëndrimin e BE-së për situatën në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 20:11
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Geurot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Geurot, ka thënë se edhe shteti prej nga ai vjen e mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri ishte se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë.

“BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat