Eksperti i sigurisë për Von Cramonin ndaj policisë: Për një moment mori rolin e komandantes taktike

Aktuale

Eksperti i sigurisë për Von Cramonin ndaj policisë: Për një moment mori rolin e komandantes taktike

Më: 29 maj 2023 Në ora: 06:35
Viola von Cramon

Disa nga pyetjet që raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ua bëri pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë detyrës së tyre pranë Komunës së Zveçanit, nxitën reagim tek opinioni në Kosovë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se eurodeputetja për një moment ka marrë rolin e komandantit taktit.

“Kjo është e paparanueshme nga zonja në fjalë [Viola Von Cramon] e cila nuk ka asnjë kompetencë qoftë mbi operacionin, qoftë mbi operatorët dhe pjestarët e tjerë të Policisë së Kosovës”.

Shala shpreh habinë se si ndodhi vizita e Von Cramon pikërisht në të njëjtën kohë me vizitën e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Çfarë koicidence që në momentin e vizitës nga Von Cramon në atë hapësirë qëndronte politikani prorus, Aleksandar Arsenijeviq, i cili hyri në debatin e nisur nga zonja në drejtim të zyrtarëve policorë”, tha ai.

Sipas tij, Zyra e BE-së do të duhej të jepte informacione rreth kësaj vizite.

“Do të duhej të jepte informacione se si rrjedhi e gjithë situata që zonja ka lëvizur pa informim të PK-së në atë hapsirë pavarësisht që për sigurinë e saj ishin përkujdesur pjestarët e EULEX-it”, tha ai.

Eksperti i sigurisë i ngriti edhe disa pyetje rreth vizitës së eurodeputetes në veri.

“A ishte e paralajmruar vizita e zonjës në fjalë në veri të vendit ? Kush është përkujdesur për sigurinë e saj me që ka hy në një zonë ku ka informacione për grupe kriminale që për qëllim dhe synim kanë sulmin ndaj objekteve të institucioneve të vendit? Kush i ka dhënë të drejtë zonjës që t’u afrohet operatorëve të Njësive Speciale pa biseduar paraprakisht më zyrën për media apo drejtpërdrejt më Drejtorin e Përgjithshëm?”, shtoi eksperti i sigurisë.

Drizan Shala shtoi se mund të ketë edhe presion nga faktori ndërkombëtar për largimin e Njësive Speciale nga veriu.

“Presioni i madh edhe nga ana e Borrelit në drejtim të sekretarit të NATO-s, që këta të fundit të marrin masa radikale duke tentuar që të pengojnë operatorët e Njësive Speciale që të mos të jenë në veri të vendit për të mos krijuar tensione sipas përceptimit të faktorit ndërkombetar”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat