Gashi: Kurti nuk i duhet Kosovës, sanksionet nga ShBA-ja janë të dëmshme

Aktuale

Gashi: Kurti nuk i duhet Kosovës, sanksionet nga ShBA-ja janë të dëmshme

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:12
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se një kryeministër si Albin Kurti nuk i duhet vendit, për shkak të sjelljeve të tij me ndërkombëtarët.

Ai ka sqaruar se me kërkesë të opozitës për të premten do të mbahet një seancë ku do të raportojë Kurti për gjendjen në veri.

Sipas tij, situara në vend është shqetësuese dhe se institucionet duhet të sillen me përgjegjësi karshi ndërkombëtarëve, duke shtuar se sanksionet nga ShAB-ja janë të dëmshme.

Sot e patëm një mbledhje të dështuar të Kryesisë. Ram dakord që seanca të mbahet të premten ku po presim që të caktohet ora dhe do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës ku do të raportoj Kurti për gjendjen në veri, ka mbetur që të caktohet ora”.

Situata në të cilën është duke kaluar vendi është shqetësuese. Një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës, një sjellje e tillë me ndërkombëtaret është e pa pranueshëm. Ne po kërkojmë nga institucionet që të sillen me dinjitet dhe përgjegjësi. Si parti politike i dënojmë veprimet e dhunshëm huligane në veriun e Kosovës dhe përkrahim në mënyrë të pa rezervë të gjithë që merren me ruajtje e sigurisë dhe rendit. Sanksionet janë të dëmshme, si duke nga ajo që kemi informacion raportet me kryeministrin e Kosovës janë të lënduar në raport me ndërkombëtarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat