Shkëlzen Gashi befasohet me paraqitjen e Kurtit në Kuvend: Po i poshtëron, po i pshurrë…!

Aktuale

Shkëlzen Gashi befasohet me paraqitjen e Kurtit në Kuvend: Po i poshtëron, po i pshurrë…!

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:23
Analisti Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas debatit parlamentar të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku vëmendje morën ‘përplasjet’ e opozitës me kryeministrin Albin Kurti.

Gashi përmes një postimi në Facebook, vlerësoi se Kurti po i ‘poshtëron’ liderët opozitarë në paraqitjet e tij, përcjell “Bota sot”.

Madje, ai krahas fotos së publikuar të Kurtit, ironizoi duke thënë se “kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm...”

Postimi i plotë

Shumë po i poshtëron. po i pshurrë. i pamëshirshëm. e di që e meritojnë, por nganjëherë kam dilema se a duhet me i shpërfytyru kështu, sepse gjynah, janë fort të padijshëm...

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat