NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

Aktuale

NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 18:10
KFOR

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in.

JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Ndryshe, KFOR ka shtuar prezencën në veri.

Kjo pas tensioneve tashmë e një javë atje, ku grupet kriminale serbe sulmuan edhe KFOR-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat