Kusari-Lila e bindur: Asociacioni bëhet vetëm sipas Kushtetutës

Aktuale

Kusari-Lila e bindur: Asociacioni bëhet vetëm sipas Kushtetutës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 08:51
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e bindur se Asociacioni mund të formohet por vetëm sipas Kushtetutë së Kosovës.

“Është thënë shumë herë janë parime të pa ndryshuara për pozitën, por besoj edhe për të gjithë në Kosovë, mbi se çfarë duhet që të bazohet një statut i asociacionit dhe është në të gjitha argumente të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me letrën e Mogherinit, me mendimin dhe rikonfirmim e kritereve nga ShBA-të. Asgjë tjetër nuk mund të vije as në konsiderim njëjtë sikur se nuk ka ardhur edhe propozimi i ekipit menaxhues, i cili u shkarkua”, tha ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se marrëveshjet e arritura më Serbinë, e që sipas saj, kanë peshë më të madhe nuk janë duke u zbatuar nga shteti serb.

Ajo përmendi marrëveshjen për energjinë, që sipas saj, Kosovës po i kushton me miliona euro, ku bëri thirrje që zbatimi të fillojë sa më shpejt në mënyrë që të ketë normalizimi me furnizim dhe me faturim në veri të vendit./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat