U lënduan gjatë protestave në veri, 15 ushtarët e KFOR-it italian vazhdojnë trajtimin mjekësor në Itali

Aktuale

U lënduan gjatë protestave në veri, 15 ushtarët e KFOR-it italian vazhdojnë trajtimin mjekësor në Itali

Nga: F.S. Më: 5 qershor 2023 Në ora: 17:35
KFOR

15 ushtarët e KFOR-it italianë janë transportuar në Itali pas lëndimeve të marra gjatë protestave të javës së kaluar në Veri.
Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e KFOR-it, e cila ka njoftuar se 15 nga 19 trupa janë kthyer në Itali në spitalin ushtarak italian “Celio” (ROLE 4) për trajtim të mëtejshëm mjekësor. “

Përveç , ushtarëve italianë, të cilët u plagosën në sulmet kundër njësive të KFOR-it të vendosura në komunën e Zveçanit më 29 maj, ishin edhe 8 ushtarë të tjerë me lëndime të lehta nga kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndimore të stacionuar në Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës ushtarët e plagosur janë vizituar nga gjenerali Angelo Michele Ristuccia, në aeroportin e Prishtinës, i cili iu ka uruar edhe një herë shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Ushtarët e regjimentit të 9-të janë lënduar gjatë përmbushjes së detyrës së tyre, duke u ndërhyrë mes palëve, në përputhje të plotë me mandatin e KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO qëndron plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së dhe në sigurimin e kornizës së sigurisë të nevojshme që dialogu i udhëhequr nga BE-ja të ecë përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.-thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat