Hoxhaj diskuton për themelimin e Institutit Parlamentar me drejtoreshën e NDI-së

Aktuale

Hoxhaj diskuton për themelimin e Institutit Parlamentar me drejtoreshën e NDI-së

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:15
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

Hoxhaj  përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadoren Nancy Soderberg, drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë. 

Në shkrim thuhet se diskutuan për idenë e themelimit të një Instituti Parlamentar, i cili, sipas Hoxhajt, do ta fuqizojë Kuvendin e Kosovës në avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencës në institucion. 

Gjithnjë kënaqësi ta pres në zyrë ambasadoren Nancy Soderberg, drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë. Diskutuam për idenë e themelimit të një Instituti Parlamentar, i cili do ta fuqizojë Kuvendin e Kosovës në avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencës në institucion.”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat