Hovenier krenar me punëtorët e tij, Ambasada e ShBA-së ndan çmimet vjetore

Aktuale

Hovenier krenar me punëtorët e tij, Ambasada e ShBA-së ndan çmimet vjetore

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:33
Jeffrey Hovenier

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmë ka organizuar ceremoninë vjetore të çmimeve.

Në këtë event foli edhe ambasadori Jeffrey Hovenier, i cili përmendi situatën aktuale në Kosovë dhe u shpreh i lumtur me punëtorët e Ambasadës.

“Ishte nder dhe kënaqësi të shoh një numër të madh të ekipit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për punën e jashtëzakonshme në ceremoninë vjetore të çmimeve dje. Urime këtij ekipi mbresëlënës për punën që bëni për të promovuar prioritetet e ShBA-së në Kosovë” , tha mes të tjerash Hovenier.

Ai ka pozuar me disa nga anëtarët e ekipit, që përfshin punonjës civilë dhe ushtarë amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat